“Kupa e Botës është thelbësore, ne nuk mund t’i privojmë italianët të jenë krenarë me fanelën blu. Spalletti? Mendoj se ai është një nga trajnerët më të mirë, ai po bën një punë të jashtëzakonshme”. I intervistuar nga TG1, presidenti i Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina, i rizgjedhur së fundmi, bën një bilanc të situatës. Në veçanti, një gjë i shkon për zemër Gravinës: “Ka një tendencë të çuditshme në vendin tone, – thotë ai, – minutat e përdorimit të futbollistëve të huaj janë shtuar. Kemi talente të rinj, të cilëve megjithatë u mungojnë mundësitë për të luajtur në klube të rëndësishme”. Një “shaka” për Kampionatin Evropian 2032, që Italia do të organizojë së bashku me Turqinë. “Duhet një dorë nga qeveria, – thotë Gravina, – ka nevojë për investime të mëdha për të lejuar ndërtimin e stadiumeve të reja dhe për të pasur mbështetje më të madhe për zhvillimin e sektorëve rinorë dhe akademive rinore”.
sfidanti.al