Botërori 2026 po konfirmon ndikimin gjithnjë e më të madh të globalizimit në futbollin modern.
Nëntë nga dhjetë përfaqësueset afrikane arritën të kalojnë fazën e grupeve, duke regjistruar suksesin më të madh të një konfederate në këtë edicion.
Nga 98 futbollistë të lindur në Francë që marrin pjesë në Botëror, vetëm 23 luajnë për Francën, ndërsa pjesa tjetër përfaqëson vende si Algjeria, Senegali, Maroku, RD Kongo, Bregu i Fildishtë dhe Tunizia. Ndikimi i tyre është vendimtar edhe në aspektin ofensiv.
Maroku ka realizuar 83 për qind të golave falë lojtarëve të lindur në Evropë, ndërsa Algjeria 80 për qind dhe RD Kongo 75 për qind. Shembuj të spikatur janë Ismael Saibari, i lindur në Barcelonë, dhe Riyad Mahrez, i lindur në Francë, të cilët kanë qenë protagonistë për kombëtaret e tyre.
Statistikat tregojnë se shkollimi futbollistik evropian po luan një rol gjithnjë e më të madh në suksesin e përfaqësueseve afrikane në skenën botërore.

