‘Gjigantin’ holandez nuk e kënaq oferta e Liverpoolit

E ardhmja e Virgil van Dijk te Liverpooli duket më pak e qartë se sa pritej. Sipas raportimeve nga ‘The Athletic’, mbrojtësi holandez ka marrë një ofertë për rinovimin e kontratës, por ajo është më e ulët sesa shuma që pretendonte 33-vjeçari, që është kapiten i “The Reds”. Ai ka ende një vit e gjysmë kontratë, por pasiguria në lidhje me rinovimin e tij ngre pyetje për të ardhmen e tij në Anfield.

Van Dijk njihet si një nga mbrojtësit më të mirë të qendrës në botë dhe ka luajtur një rol kyç në sukseset e Liverpoolit, duke përfshirë fitoren në Ligën e Kampionëve në 2019 dhe Premier League në 2020. Megjithatë, mosha dhe paraqitjet e fundit kanë shtyrë klubin të ofrojë një kontratë më të kufizuar, duke e lidhur këtë me strategjinë për menaxhimin e bilancit financiar për lojtarët afër fundin të karrierës. Mbrojtësi, i cili ka shprehur vazhdimisht dashurinë për Liverpoolit, mund të gjendet tani përballë një vendimi të rëndësishëm: të pranojë një rinovim me pagë më të ulët apo të shqyrtojë mundësi të tjera. Në një merkato ku mbrojtësit me eksperiencë janë ende të kërkuar, vendimi i tij i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm si për karrierën e tij ashtu edhe për të ardhmen e klubit.

 

sfidanti.al