Eksperienca e pestë në stol jashtë Italisë për Gennaro Gattuso pas Sion, OFi Kretë, Valencia dhe Olympique Marseille. Madje mbërritja e tij te Hajduk Spliti është zyrtarizuar së fundmi. Ja deklarata e publikuar në faqen zyrtare të klubit kroat: “HNK Hajduk ka kënaqësinë të konfirmojë sot se legjendari Gennaro Gattuso do të drejtojë ekipin tonë të parë në sezonin e ri! Ai ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe do të mbërrijë në Split javën e ardhshme, në fillim të përgatitjes së ekipit të parë, kur do ta prezantojmë zyrtarisht”. Në karrierën e tij si lojtar, ai fitoi pothuajse gjithçka që kishte për të fituar. Kampion bote me Italinë në 2006, fitues i Ligës së Kampionëve me Milanin në 2003 dhe 2007, dy herë fitues i Serisë A, Superkupës së UEFA-s dhe Superkupës së Italisë dhe një herë fitoi Botërorin për Klube. Falë stilit të tij të lojës, mentalitetit të pakompromis dhe të fortë fitues, ai është kthyer në një figurë ikonike në futbollin botëror.
sfidanti.al