Gara për “Këpucën e Artë”/ Adams kryeson, Kane vetëm gjysmë pike larg

Gara për trofeun e “Këpucës së Artë” është tashmë drejt fundit. Deri në këto momente kryesuese është sulmuesi i Montpellier, Akor Adamas, ndërsa pas tij me vetëm gjysmë pike diferencë renditet sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane.

Në vendin e tretë është Amahl Pellegrino i Bodo/Glimt, teksa i katërti është sulmuesi i Stuttgart, Serhou Guirassy, i cili ka shënuar 16 gola në Bundesliga.

Renditja për “Këpucën e Artë”:

Akor Adams (Lillestrom/Monpellier) 36.5 pikë

Harry Kane (Bayern Munich) 36 pikë

Amahl Pellegrino (Bodo/Glimt) 36 pikë

Serhou Guirassy (Shtutgart) 32 pikë

Kylian Mbappe (PSG) 30 pikë

Erling Haaland (Manchester City) 28 pikë

Andrej Ilic (RFS/Valerenga) 26 pikë

Lautaro Martinez (Inter) 26 pikë

Santiago Gimenez (Feyenoord) 25.5 pikë

Bard Finne (Brann) 23 pikë

Faris Moumbagna (Bodo/Glimt) 22.5 pikë

Vangelis Pavlidis (AZ) 22.5 pikë

Jude Bellingham (Real Madrid) 22 pikë

sfidanti.al