Vedat Muriqi po bëhet gati t’i japë lamtumirën Spanjës për t’u kthyer përsëri në Turqi, ku do të veshë fanellën e Fenerbahçes. Sulmuesi i Kosovës ka gjetur akordin dhe dy klubet gjithashtu kanë finalizuar marrëveshjen që do të bëjë atë pjesë të klubit të qytetit të Stambollit.
Lacio asokohe ruajti të drejtën e 45% të vlerës së kartonit në shitjen e radhës të sulmuesit nga Majorka dhe tashmë do të përfitojë rreth 7 milionë euro nga ky transferim. Strategjia e ruajtjes së përqindjeve është bërë normalitet në futbollin e sotëm, ndërsa klubet shqiptare e mësuan shumë vonë këtë. Shembulli më i mirë se si nuk duhet të veprosh edhe me përqindjet që të takojnë, ka ardhur pikërisht me Vedat Muriqin dhe ka lidhje me periudhën e tij në radhët e Teutës në Superiore.
Kësisoj, Teuta nuk ka përfituar asnjëherë nga transferimet e lojtarit, meqë kishte hequr dorë prej përfitimeve financiare që mund të siguronte nga ai sipas përllogaritjes së të drejtës së “edukimit” të futbollistit për të cilin, duke përfshirë edhe transferimin e fundit, janë paguar më shumë se 50 milionë euro për kalimin e tij nga një klub në tjetrin.
Pirro Bardhyli

