Futbolli rikthehet në Gaza

Federata Palestineze e Futbollit ka njoftuar se aktivitetet sportive të futbollit për klube do të rifillojnë më 4 shtator, pas pushimit të detyruar prej gati 3 vitesh nga lufta në Gaza. Kompeticioni i parë që do të luhet do të jetë “Kupa e 1000 Martirëve”, në nder të më shumë se 1000 sportistëve palestinezë të vrarë nga Izraeli gjatë luftës, sipas të dhënave të federatës.

Në turne do të marrin pjesë më shumë se 200 klube, mes të cilëve 146 nga Cisjordania e pushtuar nga shtetit hebraik, 44 nga Gaza, 36 nga kampet e refugjatëve palestinezë në Liban.

“Nuk e kemi humbur vullnetin tonë kombëtar, as bindjen se sporti do të vazhdojë të jetë simbol i shpresës dhe jetës”, – ka pohuar presidenti i federatës palestineze, Jibril Rajoub. Ai ka përsëritur kërkesën ndaj FIFA-s për sanksione ndaj klubeve izraelite dhe për të pezulluar Izraelin nga organizata botërore e futbollit për shkak të sulmit në Gaza.