FSHF “kundër” lojtarëve, nuk e largon Tedescon

Trajneri Andrea Tedesco, nuk do të shkarkohet nga FSHF-ja, të paktën për momentin. Pas dështimit të Shqipërisë U-17 në Europian, u përfol për një shkarkim të italianit, por kjo nuk do të ndodhë menjëherë.

Kjo është konfimuar edhe nga vetë FSHF, nëpërmjet një njoftimi të fundit. Kombëtarja U-16 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Bullgarisë, të cilat do të luhen në stadiumin “Niko Dovana” më 5 dhe 8 qershor. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco do të nisin grumbullimin më 2 qershor, ndërsa tekniku italian ka përzgjedhur 21 lojtarë për këto dy përballje. Nga këta, 10 futbollistë vijnë nga klube të kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen me skuadra jashtë vendit.

sfidanti.al