FC Luzern zyrtarizon Adrian Bajramin

FC Luzern ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin kuqezi, Adrian Bajramit. 23-vjeçari transferohet në Zvicër në një huazim për një sezon nga Benfica. Bajrami luajti për të rinjtë e BSC Young Boys në karrierën e tij përpara se t’i bashkohej sistemit të të rinjve të Benfica-s në vitin 2018.

Pas mbi 100 paraqitjeve për ekipin B të Benfica-s dhe ekipin U23, lojtari me shtetësi të dyfishtë shqiptaro-zvicerane bëri gjashtë paraqitje me ekipin e parë sezonin e kaluar. Bajrami ka luajtur tri herë për ekipin kombëtar shqiptar. FC Luzern ka një mundësi për ta blerë atë.

“Me Adrianin, po fitojmë një mbrojtës qendror të fortë, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë. Ai gjithashtu ka cilësi të lindura udhëheqëse që do të ndihmojnë ekipin tonë të ri”, tha drejtori sportiv Remo Meyer.

sfidanti.al