Ernest Muçi zgjidhet në formacionin e javës në Turqi

Ernest Muçi është pa dyshim një nga lojtarët shqiptarë të momentit në Europë. Futbollisti kuqezi ishte sërish protagonist me Trabzonsporin në kampionatin turk. Edhe pse nuk shënoi, ai ishte vendimtar me lojën dhe kroset e tij në fitoren 3-1 ndaj Karagumruk.

Kjo paraqitje e mirë e Muçit ka bërë që ai të zgjidhet në formacionin më të mirë të javës së 24-t të Superligës turke nga Sofascore, që e ka vlerësuar me notën 7.6. Fantazisti shqiptar, i huazuar nga Beshiktashi, ka rilindur me Trabzonsporin, duke shënuar gola spektakolarë dhe mbi të gjitha duke pasur vështimësi në nivelin e lojës. Forma e tij e mirë do t’i shërbente edhe Kombëtares shqiptare për ndeshjen e Play-off-it të Botërorit kundër Polonisë më 26 mars.