Elliot dëshiron vetëm Liverpool-in

Jo vetëm Momo Salah, Virgil Van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold. Në shtëpinë e  Liverpool i rëndësishëm është edhe rinovimi i mundshëm i Elliott. Mesfushori anglez Elliot, foli për Sky Sports , për këtë temë. “Shpresoj të jem këtu në të ardhmen, të jem i sinqertë. Është vendi më i mirë për të qenë, klubi më i mirë për të luajtur dhe, veçanërisht me tifozët që janë rreth nesh për momentin, nuk mendoj se ka vend më të mirë për të luajtur.  Shpresoj se mund të qëndroj këtu për pjesën tjetër të karrierës sime” – tha Elliot. Ai ka kontratë me The Reds deri në vitin 2027.

sfidanti.al