Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë pas 17 vitesh

Dinamo i dha leksion Egnatias duke fituar Superkupën e Shqipërisë me rezultatin 1-3. Sfida në “Air Albania” u fitua me përmbysje nga ekipi i Ilir Dajës, që e mbylli në disavantazh pjesën e parë.

Fillimisht për Egnatian shënoi Ruçi. Dinamo humbi disa raste të pastra, derisa realizoi dy gola në pjesën e dytë me Bregun dhe Nanin. Për të vulosur fatin e takimit mendoi Qefalija me golin e tij nga penalltia në fund. Dinamo e fiton trofeun e Superkupës pas 17 vitesh pritjeje.

sfidanti.al