Dennis Bergkamp ka një ëndërr, të blejë një klub të League One në Angli dhe ta menaxhojë atë. Ish-sulmuesi i Arsenalit, sot në moshën 54-vjeçare synon të pronësojë klubin e Wycombe Wanderers. Për të bindur pronarët aktualë, Bergkamp ka krijuar një konsorcium bashkë me Phillip Cocu, Ronald Koeman, Dirk Kuyt dhe Henrik Larsson. Sipas mediave angleze, ky propozim ka shumë gjasa të dështojë pasi Wycombe do t’i shitet një personi tjetër sepse oferta e ish-sulmuesit nka ka qenë bindëse.
sfidanti.al