Mesfushori korçar Dean Liço, regjistroi një paraqitje spektakolare në triumfin 0-7 që skuadra e Bolusporit arriti në transfertë ndaj Adanasporit të Çekiçit dhe Sokol Cikalleshit. Ish-futbollisti i Skënderbeut, u bë protagonist me dy asiste në minutat 16 dhe 25, ndërkohë që shënoi golin e dytë në minutën e 23-të. Falë këtij triumfi, ekipi i Bolusporit, arriti të siguronte vendin e shtatë, teksa tani do të kërkojë një biletë për në elitë nëpërmjet “play off”-it. Rrugën e rrjetës në këtë përballje e gjeti edhe ish-sulmuesi i Tiranës, Florent Hasani, pas asitit të Isgandarli, edhe ky një njohje e futbollit shqiptar, pasi është aktivizuar me Egnatian. Për sa i përket Liços, 25-vjeçari u transferua në merkaton e janarit nga Igdir te Boluspor, ku me fanellën bardhekuqe, regjistroi 18 paraqitje, duke shënuar 2 gola si dhe 3 asiste.
sfidanti.al