Bujar Pllana ndahet me Lechia Gdansk

Bujar Pllana nuk do të jetë më pjesë e Lechia Gdansk. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka mbyllur bashkëpunimin me klubin polak, edhe pse në kontratën e tij kishin mbetur edhe dy vite. Ndarja vjen pas një periudhe të tensionuar mes palëve, që nisi pas rënies së Lechia Gdansk nga kategoria. Pllana nuk pranoi të luante në javët e para të kampionatit në kategorinë e dytë, ndërsa klubi tashmë ka pranuar ndërprerjen e kontratës me marrëveshje.