Broja, e ardhmja mbetet pezull

Çelsi ka kohë deri në orën 23:00 për të finalizuar transferimin e Armando Brojës. Sulmuesi do të sakrifikohet nga klubi londinez dhe jo më kot qëndroi ditën e djeshme për të gjithë 90’ në pankinë në humbjen e turshme të Çelsit në “Anfield”. Sipas medieve britanike klubi londinez ka ulur edhe pretendimet në orët e fundit duke kërkua diçka më shumë se 40 milionë euro në këmbim të shërbimeve të 22-vjeçarit. E interesuar për shërbimet e Brojës është skuadra e Fulhamit. Skuadra e drejtuar nga Marko Silva po kërkon në merkato për një sulmues zone dhe shikon te Broja lojtarin ideal. Ndërsa nga ana e saj Çelsi ka rritur interesin për sulmuesin e Lilës, Xhonatan David.

Statistikat për 90’                      David  vs Broja

Pritshmëria gola + asist                0.54      0.50

Gola                                                  0.38       0.20

Asist                                              0.06       0.00

Inkursionet progressive                1.99       2.20

Pasimet progressive                      2.76       1.20

Goditje në portë                           1.28       0.40

Goditjet në kuadrat                       1.28       0.40

sfidanti.al