Bodo/Glimt “piketon” portierin shqiptar

Portieri shqiptar i Kosovës, Amir Saipi, pritet të largohet nga Lugano pas pesë vitesh pjesë e klubit zviceran.  Sipas “Blick.ch,” Saipi ka tërhequr vëmendjen e Bodo/Glimt, kampionëve të Norvegjisë, që u shndërruan në “Hirushen” e Champions-it në këtë edicion. Saipi ka qenë një element i rëndësishëm për Luganon gjatë këtyre viteve, duke u shndërruar në një nga portierët titullarë dhe duke fituar gjithashtu vend në përfaqësuesen e Kosovës. Një transferim i mundshëm te Bodo/Glimt do të përfaqësonte një hap të ri në karrierën e tij, si dhe një mundësi për t’u paraqitur në skenën evropiane me një klub ambicioz.

sfidanti.al