E ardhmja e Ernest Muçi vijon të mbetet e paqartë në Turqi, në një moment kyç për karrierën e tij. Trabzonspor nuk ka shfrytëzuar ende opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit të sulmuesit shqiptar, ndërsa një vendim zyrtar pritet në ditët në vijim.
Situata e lojtarit po ndiqet nga afër edhe nga Beşiktaş, klub që zotëron të drejtat e tij. Sipas raportimeve të mediave turke, drejtuesit e Beşiktaş po analizojnë të gjitha skenarët e mundshëm për të ardhmen e Muçit, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit të tij në skuadër.
sfidanti.al

