Fitorja epokale e Crystal Palace ndaj Manchester City në finalen e FA Cup jo vetëm që ka rishkruar historinë e klubit londinez, por gjithashtu ka sjellë lumturi të madhe për një bastvënës, i cili ka realizuar bastin perfekt duke fituar mijëra euro me një bast të thjeshtë pak mbi 5 euro, duke përfshirë ndeshjen në një seri rezultatesh krejtësisht të paparashikueshme. Basti fitues u publikua nga tifozi anonim në rrjetet sociale përmes një fotoje të bastit të tij, ku kishte vënë rreth 6 euro dhe kishte fituar gati 8 mijë. Një kombinim rezultatesh të vështira për t’u parashikuar sepse, përveç fitores së jashtëzakonshme të Palace në FA Cup kundër favoritëve të padiskutueshëm të Manchester City, ai kishte qëlluar gjithashtu edhe fitoret e skuadrave nga kampionate të tjera, në një përzierje që ishte aq absurde sa shpërthyese: sukseset e Osasuna-s, Charlton-it, më pas Athletic Club-it, Barcelonës dhe Livingston-it, të kombinuara me barazimin mes Rayo Vallecano dhe Real Betis. E gjithë kjo u përmbush në mënyrë të pabesueshme në minutën e 90-të. Një bast që nuk ka kaluar pa u vënë re nga entuziastët e bastvënies, tifozët dhe të apasionuarit që kanë vlerësuar kombinimin gjenial të fituesit anonim të një parashikimi “të paparashikueshëm”. Sepse pikërisht fitorja e Palace ishte ajo më e bujshmja dhe më e vështira për t’u parashikuar para ndeshjes. Siç e pranuan edhe vetë protagonistët e suksesit ndaj City: “Nëse e luan këtë ndeshje 10 herë, e fitojmë një herë – dhe ndodhi sot,” pranoi pa modesti një Oliver Glasner i habitur, trajneri i Crystal. “Shënuam herën e parë që hymë në gjysmën e tyre të fushës dhe më pas mbrojtëm me çdo pjesë të trupit, me një portier fantastik, një mentalitet të madh dhe një kohezion të shkëlqyer. Jam shumë krenar për skuadrën dhe stafin: urime, gjithë merita shkon për ta”.
sfidanti.al