Debutim i pafat për Kristjan Asllanin që të shtunën në mbrëmje u përball me kombëtaren italiane të bashkëlojtarëve, Nicolò Barella dhe Alessandro Bastoni, protagonistë absolutë të ndeshjes në Signal Iduna Park të Dortmundit me dy golat që sollën përmbysjen e ndeshjes. Pothuajse një ditë pas fillimit të fazës së parë të Euro 2024, mesfushori i Interit ndau disa pamje të ndeshjes së djeshme kundër Italisë në Instagram, duke përfshirë një kornizë nga nëntëdhjetë minutat e lojës që e portretizon atë së bashku me shokun e tij të skuadrës zikaltër Barella. Foto që fitoi zemrën e dyfishtë (zi e kaltër) të numrit 23 të skuadrës së Inzaghit.
sfidanti.al