KAS i Lozanës i ka hapur dritën e gjelbër zgjedhjes së FIFA-s për të plotësuar grupin e skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin e Klubeve që organizon këtë verë, pas përjashtimit të skuadrës meksikane Leon. FIFA kishte përjashtuar këtë klub pasi ishte në varësi të “Grupit Paçuka”, që zotëron është klubin Paçuka në Meksikë, i cili gjithashtu kishte siguruar biletën për turneun. Ankimi i meksikanëve sot është hedhur poshtë nga KAS e kështu do të jetë në dorën e FIFA-s që të bëjë zgjedhjen e saj për turneun. Europianët shpresonin që të ishte një nga skuadrat me emër ajo që do t’i bashkohej këtij turneu me ftesë nga FIFA, siç ishte vepruar me Inter Majemin.
Barcelona, Liverpul apo edhe Arsenal e Milan ishin mes skuadrave që shpresonin për një ftesë. Por mediat ndërkombëtare janë të sigurta se një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur. Pritet që FIFA të zyrtarizojë së shpejti një ndeshje me eliminim direkt mes Amerika De Kali të Meksikës dhe Los Anxheles FC, përkatësisht fitueset e fundit të kampionatit meksikan dhe atij të MLS. Fituesi do të sigurojë vendin e lënë bosh nga Leon në listën e skuadrave pjesëmarrëse të turneut.
sfidanti.al