Një tjetër lojtar shqiptar pritet të transferohet në elitën e futbollit ukrainas. Bëhet fjalë për shqiptarin e Kosovës, Milot Avdyli, i cili ka përfunduar në “radarët” e Vorskla Poltavës. Avdyli është pjesë e Aaraus në Zvicër, teksa skuadra ukrainase ka shprehur interesim serioz për transferimin e 22-vjeçarit, vlera e të cilit sipas “Transfermarkt” shkon 150 mijë euro. Kujtojmë që pak kohë më parë drejt futbollit ukrainas u transferuan edhe dy ish-futbollistët e Partizanit, Hadroj dhe Rrapaj, si dhe Dajko i Laçit.
sfidanti.al