Arrestohet gjyqtari i UEFA-s

Një gjyqtar i UEFA-s është arrestuar për dyshime për sulm seksual ndaj një djali, pasi kishte udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar për të gjykuar një ndeshje. Zyrtari akuzohet për prekje të padëshiruara dhe për përpjekje për ta joshur adoleshentin në dhomën e tij të hotelit para përballjes evropiane. Policia nisi hetimet pasi gjyqtari, një shtetas i huaj, ishte larguar për ndeshjen e mesjavës dhe u arrestua sapo u kthye, përpara zyrtarëve të habitur të UEFA-s.

Një burim tha për “The Sun”: “Ai duket se kishte filluar të fliste me një djalë në një pjesë publike të hotelit. Ai akuzohet se e ka prekur dhe ngacmuar djalin kundër vullnetit të tij dhe është përpjekur ta tërheqë në dhomën e tij. Është tronditëse dhe krejtësisht e papranueshme nëse është e vërtetë”. Sipas burimit të medias angleze, djali ose një shok i tij e raportoi incidentin në polici ndërsa i dyshuari ishte larguar për të gjykuar ndeshjen.

sfidanti.al