Futbolli matet me faza zhvillimi, por te Real Madridi këto faza janë gjithmonë të përshpejtuara, sepse kërkesat janë të pafundme. Arda Guler ka kaluar me shpejtësi disa prej tyre brenda një vere të vetme. Ardhja e Xabi Alonsos e ka katapultuar mesfushorin turk në një realitet krejtësisht të ri krahasuar me atë që përjetoi më parë. Në dy sezonet e kaluara, Guler qëndronte në një “zonë gri”, ku talenti i madh nuk shoqërohej gjithmonë me minuta. Titullari shpesh e gjente veten vetëm në fund të sezonit ose në ndeshje të dorës së dytë. Në sfidat e mëdha, prania e tij reduktohej në shkëndija të izoluara.
Por sezoni 2025/26 ka sjellë një ndryshim të madh. Nën urdhrat e Xabi Alonsos, Guler ka fituar besimin dhe vazhdimësinë që kërkonte. Në Kupën e Botës për Klube, Real Madridi nuk do të kishte arritur lartë pa kontributin e tij. Përveç debutimit ndaj Al Hilal, ai ka nisur titullar pothuajse çdo ndeshje, duke shënuar për herë të parë që nga ditët te Fenerbahçe në vitin 2023 një seri të tillë. Kjo është periudha që mund të përcaktojë statusin e tij përfundimtar në “Satiango Bernabeu” – nga një lojtar periferik në një element kyç që di të vërë në shërbim të Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe të tjerëve të gjithë arsenalin e tij teknik.
sfidanti.al