Granit Xhaka është gati të ndryshojë skuadër pas dy sezoneve të suksesshme te Bayer Leverkusen. Mesfushori 32-vjeçar po shqyrton oferta që vijnë nga Europa dhe Lindja e Mesme. Milan dhe Juventus janë dy nga klubet që kanë shfaqur interes konkret për të, duke kërkuar të përforcojnë repartin e mesfushës. Megjithatë, klubi saudit NEOM, i sapongjitur në elitën e futbollit arab, ka ofruar një kontratë të majme për Xhakën. Klubi, që tashmë ka afruar emra si Lacazette dhe Bulka, kërkon ta ndërtojë skuadrën rreth tij. Christophe Galtier, trajneri i ri i NEOM-it, e sheh Xhakën si liderin ideal të mesfushës. Vendimi përfundimtar i lojtarit pritet të merret brenda pak javësh. E ardhmja e Xhakës mbetet e hapur mes ambicieve sportive dhe ofertave financiare të rëndësishme.
sfidanti.al