Ylber Ramadani ka përfunduar në radarët e Al Ain. Paraqitjet e mesfushorit shqiptar kanë zgjuar interesin e skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, me këta të fundit që janë hedhur menjëherë në sulm. Në fakt, sipas asaj që shkruajnë mediat, Al Ain nuk ka “trokitur” te Lecce por ka kontaktuar menaxherin e lojtarit. Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare me një pagë vjetore prej 1.2 milionë euro për sezon. Vendimtare në fund do jetë vetë dëshira e lojtarit, i cili ka një kontratë ekzistuese me Leccen deri në vitin 2026. Ramadani numëron 63 paraqitje në Serie A, gjatë dy sezoneve të fundit.
sfidanti.al