Agjenti i Ajetit: Mund të rikthehet në Itali

Ndonëse u mund 2-1 nga Italia në ndeshjen e parë të grupit në Euro 2024, skuadra shqiptare tregoi se ka individë të mirë, duke përfshirë Brojën, sulmuesi që tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Itali dhe Ajetin, një mbrojtës i Kluzhit me të kaluar në Serinë A. Dhe kushedi, ai mund të rikthehet. Në lidhje me këtë, TuttoMercatoWeb.com foli me agjentin e tij, Fabrizio Ferrari.  “Ai ka edhe një vit kontratë me Kluzhin, mund të ketë një rikthim në Itali, por ne jemi të vëmendshëm ndaj gjithë merkatos që na rrethon. Ai po merr gjithë vëmendjen në Kampionatin Evropian. Shpresoj që pas ndeshjes së djeshme drejtorët sportivë të kuptojnë cilësinë e lojtarit që ishte harruar shumë shpejt në nivele të larta”, ka thënë mes të tjerash Ferrari.

sfidanti.al