Pesë gola dhe tre asiste. Ky është bilanci personal i Edon Zhegrovës me përfaqësuesen e Kosovës. Pas problemeve me Federatën, mesfushori ofensiv u rikthye në fushë në transfertë kundër Lituanisë. Dardanët fituan 1-2 dhe Zhegrova shënoi një gol të shkëlqyer në ndeshjen e vlefshme për Nations League. 25-vjeçari duket sërish i lumtur dhe i kënaqur që vesh fanellën e Kosovës. Pas triumfit, ai ka reaguar me një postim në Instagram, ku u shpreh i gëzuar për golin duek theksuar se është krenar që përfaqëson Kosovën. “Bravo për ekipin për fitoren e marrë. I lumtur që kam shënuar një tjetër gol dhe krenar që përfaqësoj shtetin tim”, shkruhet në postimin e publikuar nga Zhegrova. Le të zgjasë sa më shumë kjo lidhje emocionale, sepse vetëm gola prodhon.
sfidanti.al