Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës

Barcelona ka siguruar vendin e saj në Ligën e Kampionëve për edicionin 2024/25, pesë ndeshje para përfundimit të sezonit të rregullt në La Liga. Përkundër faktit se nuk ka arritur përballë Real Madridit në garën për titull, Barcelona po lufton fortë për vendin e dytë. Vendimi i Xavi Hernandez për të qëndruar ka shtuar më shumë stabilitet për planet në muajt në vijim. Megjithatë, pavarësisht se kanë rezervuar vendin e tyre në garën kryesore evropiane për klube, vazoja e Barcelonës është ende e pakonfirmuar. Barcelona është aktualisht në vazon 1 për shortin e sezonit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve që ka ndryshuar në formatin në ‘stilin e ligës’. Ndeshjet e mbetura evropiane këtë sezon do të ndikojnë në vazot e fundit dhe Bayer Leverkusen i Xabi Alonso do të ketë një rol kyç. Alonso tashmë e ka udhëhequr Leverkusenin drejt titullit të parë të Bundesligës dhe ata janë në rrugën e duhur për të arritur të paktën në finalen e Ligës së Evropës.

sfidanti.al