Ish-legjenda e Manchester United dhe aktualisht analist sportiv, Wayne Rooney, ka dalë hapur me kritika ndaj sulmuesit të Manchester City-t, Erling Haaland, pas humbjes së skuadrës së Pep Guardiolës në finalen e FA Cup ndaj Crystal Palace me rezultatin 1-0. Ajo që ka nxitur polemika është fakti që Haaland refuzoi të merrte përgjegjësinë e penalltisë, duke ia lënë goditjen shokut të skuadrës, Omar Marmoush, i cili më pas u ndal nga portieri Dean Henderson. Duke analizuar ndeshjen për BBC, Rooney nuk kurseu fjalët:
Rooney theksoi se këto janë detajet që bëjnë diferencën mes të mirëve dhe legjendave të futbollit botëror:
“Ajo që i veçon Ronaldon dhe Messin nga lojtarë si Haaland apo Mbappé është një lloj egoizmi pozitiv, dëshira e ethshme për të shënuar, për të qenë vendimtarë në çdo ndeshje.”
Më tej, ish-sulmuesi anglez shtoi edhe një dimension psikologjik në analizën e tij:
“Ndoshta ideja për të gjuajtur një penallti në ‘Wembley’ ishte thjesht shumë për të. Në fund të ditës, ai është një njeri si gjithë të tjerët. Por kur sheh që ai ndikohet emocionalisht pas çdo rasti të humbur, kupton që diçka mungon në aspektin e mentalitetit.”
Kjo finale e humbur shënon sezonin më të dobët për Manchester City-n në epokën ‘Guardiola’, si dhe të parin për Haaland pa asnjë trofe që prej transferimit të tij te “qytetarët”. Dhe për shumë analistë, vendimi për t’ia lënë penalltinë dikujt tjetër mund të jetë një nga momentet që e përkufizon sezonin e tij zhgënjyes.
sfidanti.al