Vincenco Iakuinta dhe kurba zbritese e tij; nga triumfi ne 2006 te denimi me burg

Udineze, Juventus, Italia; ne fushen e lojes, Vincenzo Iakuinta mori shume kenaqesi duke arritur kulmin me fitoren e Kupes se Botes ne vitin 2006 ne Gjermani. Nje karriere kjo qe ne fund u njollos nga ceshtjet gjyqesore ku futbollisti u perfshi pas terheqjes nga sporti se bashku me te atin.

Per Iakuinten ka nje denim me 2 vjet burg ne procesin per ndrangheta Amelia qe konfirmon se jeta e ish lojtarit pas nates magjike te 2006, ka pasur me shume hije se drite. Pas 176 ndeshjeve e 58 golave me Udinezen, Jakuinta kaloi te Juventus ne 2007 per 11.3 milione Euro. Ne Torino, ai qendroi deri ne 2013 me nje ndalese te Cesena me huazim ne 2012. Ne dy vitet e pare ai beri shume mire me 30 gola ne 86 ndeshje. I lene menjane ne projektin e Juventusit, 3 sezonet e fundit kane qene nje makth per Jakuinten nga demtimet dhe zhgenjimet. Ne vitin 2014, Jakuinta i tha mjaft futbollit dhe ndryshon jete.

Shume prej ish shokeve te tij ne kombetaren Italiane kane qendruar ne boten e futbollit si komentatore apo trajnere. Ndersa ai, edhe pse e kishte licencen e trajnerit preferoi te qendroje jashte ketij sporti qe i dha fame, sukses e pasuri, per t’u vene ne shenjestren e drejtesise ne hetimet per procesin mente madh kunder mafias te mbajtur ne veri te Italise.

Sfidanti.al