Zherar Pike u kthye në “Old Trafford” mbas 11 vitesh me bluzën e Barcelonës, duke zhvilluar atje një ndeshje të shkëlqyer kundër Junajtidit. Pike realizoi nëntë ndërhyrje të suksesshme në situata të rrezikshme para portës së vet të mbrojtur nga Ter Shtegeni dhe ai ishte në atë nivel, me të cilin Spanja dominoi futbollin botëror.
“Zherar Pike është stoperi më i mirë botë”, është konstatimi i “Markës”, me të cilin me siguri nuk do të pajtohen tifozët e Liverpulit, për të cilët stoperi më i mirë në botë është holandezi Virxhil Van Dajk.
Gazeta prestigjioze spanjolle shkruan se Pike i bëri “të padukshëm” në fushë futbollistët e fuqishëm Romelu Lukaku dhe Pol Pogba, të cilët qendërmbrojtësi spanjoll i mbizotëroi në duelet ajrore, ndërkohë që për Rashfordin këmbëshpejtë Pike ishte me të vërtetë i pakalueshëm. Pike për ndeshjen Junajtid – Barcelona u vlerësua nga sajti i njohur “SofaScore” me notën 7,3.
Sfidanti.al