UEFA sqaron: Juventus-Lyon në 7 gusht? Asnjë datë s’është vendosur

UEFA vendos të ndërhyjë në lidhje me deklaratën e bërë nga presidenti i Lyonit, Jean Michel Aulas i cili tha se sfida e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Lyonit do të luhet në 7 gusht në Torino me dyer të mbyllura. Një zëdhënës i qeverisë së futbollit evropian ka sqaruar  duke deklaruar se asgjë nuk është vendosur ende.

Por duket se data 7 gusht  duket se është data më e përshtatshme për  Ligën e Kampioneve, nëse  programet për rifillimin e kampionateve do të shkojnë sipas parashikimeve

Ndërkaq edhe vetë Lyoni qartëson gjithcka nëpërmjet një komunikate.

‘Olympique i Lyonit po pret me padurim finalen e Kupës së Ligës, ndoshta në fillim të gushtit që do të na japë mundësinë, ndryshe nga kampionatet e tjera, të përgatisim këtë pjesë thelbësore të sezonit-theksohet në komunikatën e Lyonit-ndjejmë keqardhje që do të na duhet të përballojmë një përgatitje ndryshe nga ajo e konkurrentëve tanë në evropë që kanë rinisur me stërvitjet’.

Sfidanti.al