UEFA merr vendimin, dënim i “ashpër” për tifozët kroatë

Ndeshja mes AEK-ut dhe Dinamo Zagrebit, e planifikuar të luhej një javë më parë në Athinë, u anulua për shkak të dhunës së tifozerisë kroate, ku për pasojë mbeti i vrarë një tifoz grek. Kjo bëri që ndeshja të luhej në një datë tjetër, ndërkohë që edhe UEFA nuk ka ngurruar të japë dënimin për tifozerinë kroate, megjithëse incidentet ndodhën jashtë stadiumit.

Kështu, ultrasit e Dinamos nuk do të lejohen që të marrin pjesë në ndeshjet në transfertë deri në fund të sezonit. Me eliminimin nga Liga e Kampioneve, Dinamo Zagreb do të luajë në “Play Off” të Ligës së Europës dhe në këtë ndeshje, tifozët kroatë do të jenë vetëm në ndeshjen në shtëpi.

 

sfidanti.al