U la jashtë skuadre në Premier League, Ozil: Trishtohem që shoh se Arsenali nuk i përgjigjet besnikërisë sime

Arsenali e la jashtë skuadre Mesut Ozil për Premier dhe Europa League. Kjo do të thotë se mesfushori do të mund të luajë vetëm me skuadrën rezervë deri në muajin janar. Ozil sigurisht e theu heshtjen e tij dhe këtë e bëri nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale ku nuk e fshihte pakënaqësine e tij ndaj sjelljes së klubit londinez. Futbollisti u mbrojt dhe e akuzoi klubin e tij për mungesë besnikërie

‘Që kur firmosa kontratën time të fundit në 2018 kam treguar besnikërinë time ndaj klubit që dua, Arsenalit dhe më trishton që nuk u shfaq e njëjta besnkëri ndaj meje-shkruante ndër të tjerat Ozil në komunikatën e tij-tani zbuloj që në ditët e sotme është e vështirë të gjesh besnikërinë

Ozil përmend edhe trajnerin Mikel Arteta edhe pse nuk e akuzon hapur.

‘Gjithnjë kam tentuar të jem pozitiv, javë pas jave duke menduar se shpejt do të kem mundësinë që të kthehem te skuadra e parë-vijon Ozil-për këtë arsye nuk kam folur deri tani. Përpara pauzës për coronavirus, isha I kënaqur me progresin e bërë me trajnerin tonë Mikel Arteta. Ishim pozitivë dhe më thoshte se ishte i kënaqur se rendimenti im ishte në nivel të mirë. Por më pas gjërat ndryshuan, sërish dhe nuk m’u lejua më të luaja futboll për Arsenalin’.

Sfidanti.al