Trajneri Conceiçao: Jemi në gjysmë të rrugës

Pas humbjes ndaj Feyenoordit në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League, trajneri Sergio Conceiçao i Milanit ishte i hidhëruar, por shikon përpara. “Jemi në gjysmë të rrugës së një raundi paraprak, ka edhe 90 minuta për të shkuar, – shpjegoi trajneri i Milanit. – E dinim se do të gjenim një mjedis të vështirë. Ata ishin  shumë agresivë, duke fituar shumë duele dhe kur është kështu bëhet më e vështirë të fitosh ndeshjen”. “Ne kishim shanse të paktën për të barazuar, por nuk ishim efektivë”,- shtoi ai, “Ne ishim edhe pak të pafat në golin që pësuam, por ata ishin më agresivë se ne”.  “Lojtarët duhet ta rishikojnë këtë ndeshje dhe të kuptojnë se ku duhet të përmirësohen, ne nuk kemi shumë kohë për të punuar në fushë, – shtoi ai. – Ne duhet të rritemi për të fituar dhe për të shkuar në raundin e 16-të të Champions League”. “Në një nivel emocional, jam gjithmonë shumë i motivuar për të dhënë më të mirën. Cilësia e një lojtari nuk është vetëm teknike, – vazhdoi trajneri kuqezi. – Ka karakteristika të tjera për të qenë një lojtar i nivelit të lartë dhe cilësor. Duhet konsistencë, vazhdimësi, qëndrim. Niveli i Champions League është i lartë, – vazhdoi ai. – Ne kemi nevojë për më shumë agresion sulmues. Ne kishim disa topa në tridhjetë metrat e fundit dhe ata duhej të ishin finalizuar ndryshe”.  “E nënvlerësuam Feyenoord? Unë respektoj gjithçka dhe të gjithë kundërshtarët. Gjithmonë ka shumë seriozitet, – vazhdoi Conceiçao. – Ne e përgatitëm ndeshjen si një finale të Champions League. Unë e di se si kam punuar për të arritur deri këtu. Katër sulmuesit? Në fund të gjithë jemi të mirë për të komentuar… – përfundoi ai. – Në atë moment para ndeshjes mendova të rreshtoja skuadrën kështu. Unë jam ai që duhet të gjej ekuilibrin e duhur.”

sfidanti.al