Terry tentoi rebelimin te Chelsea në vitin 2002

John Terry rrëfen një detaj interesant në lidhje me një ngjarje të shumë viteve më parë kur ai ishte kapiten i Chelseat. Bëhet fjalë për vitin 2002 kur skuadra duhej të udhëtonte drejt Malajzisë dhe kapiteni refuzoi vendimin e trajnerit për të ulur lojtarët e rinj në klasin e parë ndërsa atë dhe ikonat e tjera të ekipit në klasin “economy”. Në udhëtimin që do të zgjaste rreth 13 orë, kapiteni refuzoi që të ulej në ndenjëse më pak komode, ndërsa disa lojtarë të rinj bashkë me Josh McEachran dhe Nathaniel Chalobah u caktuan në vende më komode. “Në atë moment mendova: Asnjë lojtar nuk është më i madh se unë, të gjithë janë të njëjtë. Shkova në avion dhe i zhvendosa lojtarët e rinj në klasin ekonomik dhe më të vjetërit në klasin e parë. I thashë edhe trajnerit që nuk do të fluturonim nëse nuk bëhej ky ndryshim”, thekson ish-mbrojtësi, duke iu referuar vendimit të trajnerit Villas-Boas, i cili në muajt e parë te Chelsea, me këtë veprim kërkoi të vendoste autoritetin te lojtarët. Si u mbyll historia? Lojtarët më të vjetër në klasin e parë, të rinjtë në klasin ekonomik dhe rebelimi mori fund. Sinjale të qarta për atë që do të ndodhte më pas për trajnerin portugez pasi historia e tij në Londër zgjati vetëm 8 muaj. Terry ka drejtuar Chelsean si kapiten në vitet 2003-2017 ndërsa ka fituar 5 tituj në Premier League.

sfidanti.al