Është mbyllur java e dytë e fazës së Ligës në Champions League, për këtë sezon. Pas dy ndeshjeve të para, Bayern Munich, Real Madrid, PSG, Inter, Arsenal, Dormund dhe Qarabag janë në krye të tabelës me nga 6 pikë, skuadrat e vetme që kanë arritur nga dy fitore. Pas javës së dytë, faqja e njohur sportive ”Opta” ka publikuar parashikimet për fituesin e edicionit 2025-2026 në Champions League. Superkompjuteri aktualisht si favorit e cilëson skuadrën e Arsenalit, me 18.09%. Pas tij Liverpuli shihet si favorite tjetër, me 14.78% derisa PSG renditet e treta me 13.98%. Ndërkohë Manchester City, Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid, Inter, Chelsea e Newcastle renditen në top 10 favoritet. Ndërsa pesë skuadra e fundit që nuk shihen favorite fare për ta fituar Ligën e Kampionëve janë: Qarabag, Olympiacos, Ajax, Pafos dhe Kiriat Almaty, me shanse 0.00 %.
sfidanti.al