Spalletti kërkon Lobotka-n

Përvoja dhe cilësia janë dy kriteret kryesore që trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, ka vendosur si prioritet për merkato verore. Strategu italian synon ndërhyrje të rëndësishme në mesfushë, duke e konsideruar këtë repart si “zemrën” e skuadrës.

Në listën e dëshirave të bardhezinjve janë përmendur emra të njohur si Bernardo Silva, Leon Goretzka dhe Franck Kessié, ndërsa një objektiv ëndrrash mbetet Sandro Tonali. Megjithatë, Spalletti duket se ka një preferencë të qartë: Stanislav Lobotka.

Mesfushori i Napoli konsiderohet profili ideal për teknikun, pasi njeh shumë mirë Serie A dhe ka bashkëpunuar më parë me të. Me 32 vite që pritet të mbushë, Lobotka sjell eksperiencë dhe stabilitet në mesfushë.

sfidanti.al