“Mund të konfirmoj se do të jem trajner i Liverpool-it”. Lajmi kishte javë të tëra në ajër, por orët e fundit ka mbërritur edhe njoftimi nga personi i interesuar. Arne Slot, trajneri aktual i Feyenoord, foli në konferencën për shtyp për të njoftuar se do të jetë ai që do të marrë trashëgiminë shumë të rëndë të Jurgen Klopp si trajner i Reds nga 1 korriku. Pra, tani gjithçka që mungon është njoftimi zyrtar për fillimin më në fund të aventurës së Slot-it në Premier League.
sfidanti.al