Ka ardhur koha, tifozët e të gjithë botës do të mund të zgjedhin formacionin e tyre të preferuar me votimet e tyre që do të bëjnë në faqen zyrtare të internetit të UEFA teksa do të bëjnë zgjedhjen e tyre mes 50 futbollistëve më të mirë që luajnë në Evropë; 5 portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues.
Kandidatët janë propozuar nga skuadra editorial e UEFA dhe më pas u aprovuan nga Komiteti i Vëzhguesve Teknikë në bazë të paraqitjeve të tyre në kompeticionet UEFA dhe kombëtaret respektive për periudhën janar-dhjetor 2020.
Përsa u përket klubeve, ai që ka më shumë kandidatë është Bayerni i Mynihut, fituesi i Ligës së Kampioneve 2020 me 10 përfaqësues dhe këtu padyshim përfshihet edhe Robert Lewandowski. Më pas vjen Liverpool me 9 përfaqësues. 50 kandidatat përfaqësojnë 19 kombe dhe në këtë pikë kryeson Gjermania me 6 të nominuar , e ndjekur nga Franca me 5.
Tre futbollistët me më shumë prezenca në formacionin e vitit janë Ronaldo me 14 (Manchester United, Real Madrid, Juventus), Lionel Messi (Barcelona) me 11 dhe Sergio Ramos (Real Madrid) me 8. Premier League dhe Bundesliga janë kampionatet me më shumë kandidatë, 15 secila, ndërsa La Liga ka vetëm 4, ndërkohë që nga Serie A janë 8 kandidatë.
Sfidanti.al