‘E kam për zemër Milanin, por drejtuesit e klubit nuk më kanë kontaktuar dhe unë në mënyre profesionale në këtë moment nuk po e mendoj Milanin-kjo është ajo që ka deklaruar, Andrij Shevcenko me ish yllin e kuqezinjve që sqaroi situatën e orëve të fundit kur filluan të qarkullojnë zërat për marrjen e drejtimit të Milanit në vend të Xhampaolos
‘Jam trajner I Ukrainës dhe unë jam krejtësisht I impenjuar me vendin tim-tha Shevcenko-dua të shkoj në Evropian me futbollistet e mi. Thënë këtë, Maldini dhe Boban janë garancia e vërtetë e Milanit që do të dijë të marrë veten shumë shpejt. Jam në Milano, është e vërtetë, por për të vëzhguar lojtarët e mi dhe pas ndeshjes së Atalantës do të darkoj me miqtë e mi të Milanit. Por kjo sepse e kemi për zemër njëri-tjetrin dhe sa herë koincidojmë rrimë bashkë’.
Me fjalë të tjera, për momentin pista Shevcenko për Milanin është e papraktikueshme edhe pse është e lehtë të mendosh se kontaktet me miqtë e vjetër do të vazhdojnë, kështu që nuk mund të përjashtohet ndonjë goditje e mundshme e bujshme e kuqezinjve.
Sfidanti.al