Në Itali u shpallën nominuesit për çmimin “Dështim i vitit” në Serinë A. Në këtë listë janë përfshirë disa lojtarë të njohur.Midis nominuesve janë edhe dy sulmues, të cilëve Milani më shpejt u dha duart sesa i bleu, duke i dërguar në Spanjë dhe fjala është për Nikolla Kaliniçin dhe Andre Silvën.
Mbrojtësi Enriko Dalbert që erdhi në Serinë A nga Nica francezenë verën e vitit 2017, i kushtoi Interit 21 milionë euro plus bonuset dhe për qindjet nga shitja e ardhshme, por tek Interi ai deri më sot ka luajtur në gjithsej 19 ndeshje.
Po ashtu, në listën e nominuesve ndodhen edhe Patrik Shik (Roma), Gregori Defrel (Sampdoria), Marko Pjaca (Fiorentina), Danilo (Udineze), Pablo Armentera (Benevento) dhe Aristotel Romero (Krotone).
Çmimi i lartpërmendur “Bidone de’Oro” i jepet lojtarit, nga i cili pritej shumë më tepër sesa ai ka treguar në realitet në fushë.
Sfidanti.al