E ardhmja e Antonio Kontes mund të jetë në pankinën e Romës. Klubi verdhekuq tashmë është vënë në kërkim të një trajneri që njihet në arenën ndërkombëtare për të nisur një projekt të ri për sezonin e ardhshëm dhe ish trajneri i Juventusit e Celsit duket se ka profilin e kërkuar nga drejtuesit e Romës.
Në fakt që pas larguimit nga Celsi, emri i Antonio Kontes është lidhur me ata të disa klubeve të rëndësishme evropiane si Real Madrid, Inter apo Bajerni i Mynihut e Paris Sën Zhermen. Por e vetmja oferte konkrete që ai ka marrë është ajo e Romës.
Sipas të përditshmes italiane ‘Corriere Della Sera’, verdhekuqtë i kanë ofruar Kontes një kontratë me pagë 9.5 milionë Euro neto në sezon, ndërkohë që ai ka zhvilluar një takim edhe me Francesko Totin dhe e gjithë kjo ndodh në një moment kur të gjithë e kanë bërë fakt të kryer kalimin e tij te Interi
Objektivi është shumë i qartë; Roma duhet të kthehet të rivalizojë për titullin në Serinë A pas disa vitesh. por përpara se të marrë një vendim përfundimtar, Konte duket se ka bërë kërkesat e tij në drejtim të klubit roman mes të cilave është qëndrimi i Kolarov, Manolas dhe Xhekos.
Por nëse Roma dështon në arritjen e marrëveshjes me Konten atëherë do të tentojë të sjellë një emër tjetër në pankinë dhe alternativat nuk mungojnë dhe mes tyre janë Mauricio Sarri, Xhampaoli dhe Gasperini.
sfidanti.al