Një “skenë” jo e këndshme paska ndodhur në autobusin e Fiorentinës. Sulmuesi Federiko Kieza paska pasur një debat me drejtuesit si ndihmësin e presidentit, Xho Baronen, legjendën Xhankarlo Antonjoni si dhe drejtuesin teknik, Dario Daineli. Sipas dëshmitarëve që u ndodhën pranë, pati shumë acarim dhe tone të larta, ndërsa më pas Barone dhe Antonjoni u larguan, dhe Kieza vazhdoi bisedën me Dainelin. Tema ishte padyshim transferimi për tek Juventusi, me Fiorentinën që nuk pranon të diskutojë.
Kieza nuk është sulmuesi i vetëmi palumtur i verës. Mauro Ikardi mund të mbajë rekordin, si i “flakuri tej” më i madh nga të gjithë, pas konflikteve me Marotën e Spaletin, dhe tani me trajnerin e ri, Antonio Konte. Ai dëshironte Juven, Interi nuk pranonte, ndërsa tani ka dalë pista Napoli, por vetë presidenti De Laurentis ka përgënjeshtruar gjithçka. Romelu Lukaku, po ashtu, nuk mund të quhet i kënaqur pasi pritet largimi i tij nga Mançester Junajtid, veçse Interi nuk pranon të paguajë 85 milionë euro për kartonin e belgut. Në “ajër” janë edhe Edin Xheko i Romës dhe Gonzalo Higuain i Juventusit.
Sfidanti.al