Inter-Ikardi, rinovimi pas Pashkes me klauzole 180 mln Euro

Prej ditesh po flitet per rinovimin e kontrates mes Interit dhe Ikardit nderkohe qe nuk mungojne klubet e interesuar per sulmuesin argjentinas. Sipas portalit Sportmediaset, klubi zikalter mendon qe pas festes se Pashkes te mbylle te gjithe kete çeshtje.

Mesohet se me kontraten e re qe do t’i ofroje Interi, Mauro Ikardit, ai pritet te behet futbollisti me i paguar i Serise A duke qene se paga e tij do te jete mbi 7.5 milione Euro qe eshte shifra qe perfitojne Paulo Dibala dhe Gonzalo Higuain te Juventusit.

Por objektivi i vertete i klubit zikalter eshte qe te rrise klauzolen e zgjidhjes se kontrates se sulmuesit argjentinas, pasi shifra prej 110 milione Eurosh qe eshte ne kontraten aktuale konsiderohet e ulet per vlerat e lojtarit nga Interi dhe milanezet do te propozojne nje klauzole te re prej 180 milione Euro.

Sfidanti.al