Scholes e mbyll me panelet televizive, do t’i dedikohet djalit autik

Dëshira për tu kujdesur për të birin 20-vjeçar, i cili është prekur nga çrregullimi i spektrit të autizmit, ka shtyrë Paul Scholes që të largohet nga panelet televizive ku merrte pjesë me statusin e ekspertit.

“E gjithë puna që bëj tani është rreth rutinës së tij, sepse ai ka një rutinë mjaft të rreptë çdo ditë, kështu vendosa që gjithçka që do të bëj tani do të ketë lidhje me Aiden”, 50-vjeçari në podcast-in e ish-shokut të skuadrës, Gary Neville. Mes të tjerash 50-vjeçari pranoi për herë të parë se ishte divorcuar edhe nga bashkëshortja e tij, Claire Froggatt.


sfidanti.al