Italia e mbylli mes zhgënjimit këtë Euro 2024, me axurrët që nuk shkuan përtej fazës së 1/8-tave duke u eliminuar me rezultatin 2-0 nga Zvicra. Kritikat për skuadrën e trajnerit Luciano Spalletti nuk kanë fund dhe Arrigo Sacchi është një prej atyre zërave që është treguar mjaft i ashpër. Legjenda e trajningut italian shprehet se lojtarët e Italisë nuk treguan dinjitet në fushë dhe u eliminuan pa luftuar.
“Italia ishte shumë keq në këtë Europian, nuk mund të jesh një kampion nëse nuk jep gjithçka në fushë. Këta lojtarë nuk dhanë asgjë, një eliminim i tillë është i papranueshëm. Në futboll edhe mund të humbasësh, por duhet të japësh gjithnjë një shembull dinjiteti dhe krenarie”, u shpreh Sacchi.
sfidanti.al