Rudiger: Yamal të fut frikën dhe është vetëm 17 vjeç

Lideri i Spanjës në Euro 2024, kandidat për Topin e Artë, titullar i pazëvendësueshëm për Barcelonën. Të gjitha vetëm në moshën 17-vjeçare: Talenti i Lamine Yamal ka magjepsur të gjithë, përfshirë kundërshtarët e tij që tashmë e konsiderojnë atë një kampion, një lojtar që është i vështirë për t’u markuar dhe për këtë arsye për t’u frikësuar. Ky është edhe rasti i Antonio Rudiger, mbrojtësi i Realit të Madridit, i cili ka fituar shumë trofe, por që ka deklaruar me gjithë sinqeritet se “ka frikë” nga numrat e anësorit sulmues spanjoll. Gjatë një interviste të dhënë në një kanal në YouTube, ish-lojtari i Chelseat dhe Romës deklaroi:

“Duhet t’i jepni meritat. Ai është vetëm 17 vjeç dhe kjo që po bën nuk është diçka e vogël. Barcelona ka një lojtar që ka gjithë karrierën përpara. Shpresoj që ai të qëndrojë i shëndetshëm, sepse ne kurrë nuk i urojmë keq askujt, ai është vetëm 17 vjeç dhe është e frikshme, le të mendojmë se çfarë bëri gjatë Kampionatit Evropian, le të harrojmë rivalitetin dhe gjëra të tilla”.

sfidanti.al