Rrahmani transferohet te Sparta e Pragës

Rapid Bukureshti e ka shitur Albion Rrahmanin te Sparta e Pragës. Sulmuesi kosovar ishte transferuar te Rapidi, në verën e vitit 2023 nga Ballkani për 600 mijë euro. Victor Angelescu, aksioneri i Rapidit ka konfirmuar informacionin e bërë të ditur nga sport.ro, sipas të cilit klubi nga Giulesti ka shitur Rrahmanin te Sparta e Pragës, në këmbim të pesë milionë eurove. Në të njëjtën kohë, Rapid mbanë 15 për qind të një transferimi të ardhshëm të sulmuesit kosovar. “Po, e kam shitur. Rapid do të marrë pesë milionë euro dhe 15 për qind të një transferimi të ardhshëm”, ka thënë Angelescu për ProSport.

sfidanti.al